Ministri kosovar i Shëndetësisë jep dorëheqjen

Nga Exit News
Ministri kosovar i Shëndetësisë jep dorëheqjen

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi të premten se ka paraqitur letrën e dorëheqjes kreut të qeverisë, pasi kwrkon të përqëndrohet në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku garon si kandidat i LVV për Komunën e Prishtinës.

Ai shtoi se përgjegjësia do t’i kalojë zëvendëses së tij, Dafina Gexhës.

“Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë që më pati ngarkuar kryeministri Kurti ndaj të cilit do jem mirënjohës. Jam thellë i prekur nga solidariteti dhe përpjekja për të ndjekur udhëzimet nga qytetarë që treguan mirëkuptim dhe kulturë duke mbrojtur shëndetin publik. Po ia transferoj përgjegjësinë stafit të ministrisë, dhe në nivelin politik zvministres Dafina Gexha,” deklaroi Vitia në një konferencë me gazetarët.

Ai u shpreh i lumtur që vala e katërt e koronavirusit, që preku Kosovën në fillim të muajit shtator tashmë gjendet nën kontroll.

“Vala delta si më e rënda ka shkaktuar pasoja të rënda në botë. Kosova ditëve të fundit është bë me numrin më të ulët të infektuarve në rajon,” tha Vitia, duke falenderuar kryeministrin Kurti që i besoi postin e ministrit.

Vitia ka qënë ministër i Shëndetësisë në të dyja qeveritë Kurti, ndërkohë që ka marr kritika nga opozita për përballimin e valës më të fundit të koronavirusit në vend.

Në garë për kreun e Prishtinës janë edhe Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>