
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë sa më parë për kartat e identitetit, që të shmangin radhët që pritet të krijohen në javët e fundit të vitit.
“Në 31 dhjetor 2020 skadojnë një numër i lartë kartash identiteti të shtetasve shqiptarë. Për shkak të pandemisë, vlefshmëria e ID kartave që skadonin përgjatë vitit 2020, u shty deri në datën 31 dhjetor.
Kjo pritet të sjellë një fluks aplikimesh javët e fundit të vitit. Ndaj, aplikoni pa humbur kohë, për të evituar radhët,” u shpreh Lleshaj, në një postim në rrjetet sociale.
Për të rinovuar kartën e ID-së, duhet blerë kuponi për letërnjoftimin/kartën ID, pranë Zyrës Postare, më pas rezervohet online orarin në e-Albania. Pas kësaj procederuat mbyllen në Zyrën e Aplikimit.