
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se gjatë 11 muaj ka janë shpëtuar 37 qytetarë dhe ka patur më pak se 200 aksidente.
Në një postim në Facebook, Lleshaj shkruan se numri i akisidenteve vjen në rënie, duke lajmëruar se do të ketë ndryshime në Kodin Rrugor.
Postimi i plotë:
“2020 është shpallur si viti i sigurisë rrugore.
Në fund të 11 muajve janë rregjistruar 37 jetë të shpëtuara më shumë se një vit më parë dhe 200 aksidente më pak.
Trendi i aksidenteve me pasoja vijon të jetë zbritës, dhe shkon në përputhje me vizionin “Zero fatalitete në rrugë në 2050”.
Ka ende shumë më tepër për të bërë në këtë fushë prioritare për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, ku përgjegjshmëria e qytetarëve për respektimin e rregullave dhe roli i çdo institucioni tjetër është thelbësor dhe i mirëpritur.
Paketa me ndryshimet në Kodin Rrugor është drejt finalizimit pas një konsultimi të gjerë, në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë”