
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj njoftoi se do të kërkojë zgjatjen e afatit për Operacionin Forca e Ligjit (OFL).
Gjatë një interviste në emisionin Përballen, Lleshaj pohoi se kjo zgjatje do të jetë oër të mbyllur çështjet para gjykatës.
“Praktika e këtyre muajve dhe ngarkesa e madhe që solli pandemia ka ndryshuar disa nga supozimet bazë dhe do të na duhet ndoshta që të mendojmë një amendim të ligjit.
Do të kërkohet një shtyrje e afatit të vlefshmërisë së ligjit, që të paktën procedurat që tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen. Do të lihet pak kohë, do të kushtëzohen me mbylljen e çdo procesi të nisur”
Sipas aktit normativ, kohëzgjatja e OFL është deri me 31 dhjetor 2020. Ende nuk dihet se sa janë çështjet në gjykatë dhe për sa prej tyre është marrë vendim.