Ministri i Brendshëm, Niko Peleshi deklaroi se në Obot të Shkodrës nuk do të ketë më shkarkime edhe pse do të ketë reshje shiu në ditët në vijim.
Në një komunikim për gazetarët, Peleshi tha se në këtë zonë është ulur me disa cm niveli i ujit dhe se po menaxhohet mirë Kaskada.
“Kam marrë një informacion që këtu në fshatin Obot, përsa i përket sipërfaqes nuk kemi tërheqje të ujërave. Jemi në një sipërfaqe të ulët në nivelin e detit. Pozitive është që kemi një ulje të lehtë të nivelit disa cm. Era që po fryn po na ndihmon dhe po përshpejton çuarjen e ujërave drejt detit. Një gjë tjetër pozitive është ulja e intensitetit të reshjeve. Reshjet do të shtohen por ne po bëjmë një menaxhim të mirë të kaskadës.”
Peleshi u shpreh se për përballimin e situatës janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura.