
Ministri i emergjencave ruse ka vdekur duke u përpjekur për të shpëtuar një regjisor që rrëshqiti nga një shkëmb gjatë stërvitjeve në Arktik, njoftuan zyrtarët të mërkurën.
Yevgeny Zinichev, i cili më parë shërbeu në detajet e sigurisë së Presidentit Vladimir Putin, është anëtari i parë rus i kabinetit që vdiq në detyrë, shkroi France 24.
Në aksident vdiq edhe regjisori 63-vjeçar Alexander Melnik.
Margarita Simonyan, kryeredaktorja e televizionit RT, tha se ministri kishte rënë duke u përpjekur për të shpëtuar Melnik.
ZZinichev ishte anëtar i shërbimit të sigurisë të KGB -së në vitet e fundit të Bashkimit Sovjekti dhe karriera e tij filloi pasi ai shërbeu në sigurinë e Putinit midis 2006 dhe 2015.
Stërvitjet dy-ditore ku ai po merrte pjesë në disa qytete të Arktikut, përfshirë Norilskun, nisën të martën duke përfshirë mbi 6,000 njerëz.