![dshdhalsdja Ministria apel qytetarëve të zbatojnë masat anti-Covid](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/11/dshdhalsdja.jpg)
Ministria e Shëndetësisë ka këshilluar qytetarët që të mbrohen nga infektimi me koronavirus duke pasur gjithnjë mjetet mbrojtëse si maska e dezinfektant dhe duke ruajtur distancat sociale.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ministria shkruan se tre hapa të thjeshtë për të parandaluar përhapjes e Covid-19:
- Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.
- Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.
- Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.
Po ashtu ministria këshillon që qytetarët të mbajnë me vete gjithnjë maskë, dezinfektant, larësh duarsh, shishe personale me ujë, kartëpeceta dhe vitamin C.