
Drejtoria e Gjendjes Civile do të kalojë të gjitha të dhënat e shtetasve të huaj tek rregjistri kombëtar i gjendjes civile.
Përmes një njoftim zyrtar Ministria e Brendshme deklaroi se ky proces do të mundësojë që të huajt të aplikojnë për leje qëndrimi në zyrën përkatëse. Më herët ata aplikonin dhe në polici dhe në zyrën e aplikimit për leje qendrimi.
Të huajt duhet të deklarojnë vendqendrimin në zyrat e gjendjes civile ku banojnë, brenda 30 ditëve nga marrja e lejes së qendrimit.
Në rast të përfundimit të afatit të lejes së qendrimit, të huajt kanë 30 ditë afat për të aplikuar për lejen e qendrimit.