Ministria e Bujqësisë sqaron si bëhen aplikimin për fondet IPARD

Nga Exit News
Ministria e Bujqësisë sqaron si bëhen aplikimin për fondet IPARD

Ministria e Bujqësisë ka lajmëruar fermerët dhe agronomët se kanë dy muaj afat për të aplikuar për fonde në thirrjen e tretë të programit IPARD II.

Afati për dorëzimin e aplikimeve nis nga 10 dhjetor dhe përfundon më 25 janar 2021.

Aplikimet duhet të dorëzohen vetëm në zyrat qendrore të AZHBR-së në zarfe të mbyllura, me titullin “Thirrje për dorëzimin e aplikimeve”, së bashku me titullin e masës, emrin e plotë dhe adresën e aplikantit dhe me shënimin “Të mos hapet përpara dorëzimit”.

Programi IPARD është mbështetje financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural nga fondet e BE-së (75%) dhe qeverisë shqiptare (25%) dhe synon përmirësimin e standardeve të biznesit në bujqësi dhe agro-përpunim, si dhe rritjen e konkurrencës, nëpërmjet modernizimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>