Ministria e Financave injoron TVSH-në, shorti për kuponin tatimor në Top Channel

Ministria e Financave injoron TVSH-në, shorti për kuponin tatimor në Top Channel

Ministria e Financave ka vendosur që hedhja e shortit të lojës promocionale të kuponit tatimor të transmetohet në televizionin Top Channel, dhe jo në Televizionin Shqiptar. Ministria, në lajmërimin e saj, nuk jep shpjegime se pse është zgjedhur një televizion privat, kur qytetarët vazhdojnë të paguajnë taksën për televizionin publik.

Ministria nuk ka zhvilluar asnjë proçedurë përzgjedhëse për televizionin ku do të transmetohet hedhja e shortit. Asnjë informacion nuk është bërë publik për këtë çështje, përveçse rregullave të lojës. Vendimi përfundimtar u publikua në faqen zyrtare të ministrisë, dy ditë më parë. Top Channel njihet si një prej mediave private më pranë qeverisë.

Në lojën promocionale morën pjesë rreth 28 mijë qytetarë, të cilët mblodhën dhe dërguan, sipas rregullave, kuponat tatimorë për blerje nga data 15 nëntor deri në 31 dhjetor 2015. Shorti për shpalljen e fituesve do të hidhet sot në mbrëmje, në orën 20:45. Në total do të shpërndahen 511 çmime, ndër të cilat, një çmim prej 1 milionë lekësh dhe 10 çmime prej 100 mijë lekësh.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>