Ministria e Financeve tregon si do të merren mbrapsht paratë e gjobave të falura

Nga Exit News
Ministria e Financeve tregon si do të merren mbrapsht paratë e gjobave të falura

Ministria e Financave ka miratuar udhëzimin për faljen e rreth  7200 gjobave të vendosura nga data 8 mars deri në 7 tetor, si dhe për rreth 600 gjoba të vendosur pas tërmetit të 26 nentorit për ndërtime dhe riparime pa leje.

Të gjithë qytetarët e bizneset që janë gjobitur dhe e kanë paguar atë, duhet të bëjnë një kërkesë pranë institucionit që e ka ndëshkuar për të marrë mbrapsht paratë që kanë paguar.

Kërkesa duhet të përmbajë:

  • Të dhënat personale të individit ose emrin e subjektit kur është biznes,
  • ID e kartës së identiteti ose NIPT,
  • IBAN dhe emrin e bankës pranë së cilës kanë llogarinë personale apo llogarinë e subjektit,
  • Vërtetimin bankar që llogaria bankare ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive,
  • Subjektet duhet të paraqesin edhe vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Më pas, do të jetë një strukturë e posaçme që do të vëzhgojë aplikimet dhe do të dërgojë urdhër pagesat në Degën e Thesarit.

Pas miratimit nga thesari, strukturat përgjegjëse e dërgojnë listën pranë bankave respektive, që më pas të bëhet disbursimi i gjobës së paguar.

Pritet që paratë e gjobave tu kthehen qytetarëve para datës 15 nëntor.

Gjobat u vendosën për shkelje karantinimi, shërbimi në ambiente të brendshme, shkelje të orareve, organizim dasmash ose festash që falen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>