Ministria e Mbrojtjes bëri të dielën bilancin për dëmet që janë shkaktuar nga përmbytjet në disa qytete të vendit.
Në një njoftim për mediat ministria tha se Forcat e Armatosura po angazhohen në terren për përballimin e përmbytjeve.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Shkodër nuk ka asnjë familje të evakuuar, ndërkohë që janë përmbytur 4080 ha tokë. MB tha se 3 banesa janë bërë të pabanueshme në bashkinë Pukë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes këto janë dëmtimet e deri tanishme që kanë sjellë përmbytjet:
- Aksi rrugor rural Bogë-Qafë Thore është i bllokuar, i pakalueshëm, ka rreth 1m borë.
- Rruga e fshatit Dardhë, bashkia Fushë Arrëz është shembur rreth 60-70 metra (që më dt. 31.12.2020) duke e bërë rrugën të pakalueshme.
- Në qarkun Lezhë lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, ndërkohë që janë evakuuar 28 familje. 2850 ha tokë në këtë qark është nën ujë.
- Nga rrëshqitjet e tokës 6 banesa janë bërë të pabanueshme në Lezhë dhe 2 të tjera në Mirditë.
- Rruga Gallat-Minjollë në Milot dhe rruga pranë lumit Drojë janë të bllokuara.
- 600 pako ushqimore janë shpërndarë në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.
- Në qarkun Durrës janë evakuuar 8 familje, ndërkohë që 20 banesa janë përmbytur dhe ka prezencë uji.