Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet

Nga Exit News
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e dëmeve nga përmbytjet

Ministria e Mbrojtjes bëri të dielën bilancin për dëmet që janë shkaktuar nga përmbytjet në disa qytete të vendit.

Në një njoftim për mediat ministria tha se Forcat e Armatosura po angazhohen në terren për përballimin e përmbytjeve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Shkodër nuk ka asnjë familje të evakuuar, ndërkohë që janë përmbytur 4080 ha tokë.  MB tha se 3 banesa janë bërë të pabanueshme në bashkinë Pukë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes këto janë dëmtimet e deri tanishme që kanë sjellë përmbytjet:

  • Aksi rrugor rural Bogë-Qafë Thore është i bllokuar, i pakalueshëm, ka rreth 1m borë.
  • Rruga e fshatit Dardhë, bashkia Fushë Arrëz është shembur rreth 60-70 metra (që më dt. 31.12.2020) duke e bërë rrugën të pakalueshme.
  • Në qarkun Lezhë lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, ndërkohë që janë evakuuar 28 familje. 2850 ha tokë në këtë qark është nën ujë.
  • Nga rrëshqitjet e tokës 6 banesa janë bërë të pabanueshme në Lezhë dhe 2 të tjera në Mirditë.
  • Rruga Gallat-Minjollë në Milot dhe rruga pranë lumit Drojë janë të bllokuara.
  • 600 pako ushqimore janë shpërndarë në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.
  • Në qarkun Durrës janë evakuuar 8 familje, ndërkohë që 20 banesa janë përmbytur dhe ka prezencë uji.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>