Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas akuzave të Albana Vokshit ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka se ka përdorur për fushatë elektorale helikopterin e ministrisë.
Në një deklaratë zyrtare, MB e quan një inskenim të ulët dhe përpjekje për të hedhur baltë mbi Forcat e Armatosura.
MB pohoi se në asnjë rast “as Ministri dhe asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA, e jo më pastaj helikopterët.”
Ajo shtoi se udhëtimi 10 mijë euro është i papërballueshëm për buxhetin e ministrisë.
Më herët ish deputetja Vokshi ngriti akuza ndaj ministres së Mbrojtjes Xhaçka për përdorimin privatisht të helikopterit e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS-së, për të udhëtuar nga Tirana në Dibër ku ajo është emëruar drejtuese e qarkut Dibër për PS-n2.