Ministria e Shëndetësisë rrëzon kërkesën e farmacistëve për vaksinim

Nga Exit News
Ministria e Shëndetësisë rrëzon kërkesën e farmacistëve për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë rrëzoi kërkesën e farmacistëve për tu bërë pjesë e grupeve të prioritare për vaksinim për Covid-19.

Në një letër dërguar Urdhërit të Farmacistëve, MSh shkruan se plani i vaksinimit është hartuar nga ekspertët dhe në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

“Ju bëjmë me dije se: Plani kombëtar i vaksinimit ndaj COVID është hartuar nga ekspertë, specialistë në Institutin e Shëndetit Publik në politikat e vaksinimit dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare në lidhje me vaksinimin.”

Urdhri i Farmacistëve kërkoi  vaksinimin sa më parë të farmacistëve, si pjesë e stafit mjekësor që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Përmes një letre drejtuar Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Urdhri shprehet se mos përfshirja e farmacistëve në grupin prioritar të vaksinimit është e pashpjegueshme.

Urdhri thekson se farmacistët janë lënë pas dore gjatë gjithë pandemisë, pavarësisht se kanë qenë të rrezikuar për shkak të numrit të lartëve të të infektuarve me Covid-19 që i vizitojnë farmacitë këto muaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>