Ministria e Shëndetësisë shpall reformën e Aftësisë së Kufizuar

Ministria e Shëndetësisë shpall reformën e Aftësisë së Kufizuar

Minstrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu para pak ditësh shpalli reformën e Aftësisë së Kufizuar, me anë të së cilës vlerësimi bio-psiko-social të personave me aftësi ndryshe nuk do të jetë më i kufizuar në Tiranë.

Tashmë, vlerësimi do të shtrihet gradualisht pranë qëndrave shëndetësore të caktuara në rrethe.

Refoma ka filluar të zbatohet fillimisht në disa njësi administrative në Tiranë, në Durrës e së fundmi në Krujë, ndërkohë që muajin e ardhshëm ajo do të aplikohet në Elbasan. Brenda vitit refoma do të shtrihet edhe në Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Lezhë.

Qëndërzimi i vlerësimit të aftësisë së kufizuar ka krijuar ngarkesë pranë Komisionit Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, me qytetar nga rrethet që duhet të presin mbi 6 muaj për të patur vlerësimin përfundimtar. Akoma më shumë e vuajnë ata të cilët u duhet, për arsye të ndryshme, të ripërsërisin proçëdurat. Të gjitha këto, pasi janë sorollatur nëpër institucione të tjera për të plotësuar dokumentacionin.

Kjo skemë po ashtu përflitet për nivel të lartë abuziviteti, ku shpesh vlerësimi i aftësisë së kufizuar u jepet edhe personave që nuk e meritojnë, për shkak se centralizimi krijon mundësi për praktika korruptive.

Nëse besojmë ministren vlerësimi i ri do të realizohet nga komisione multidisiplinare, në bazë të kritereve të reja, të cilat eleminojnë abuzimin dhe janë më afër qytetarit.

Një tjetër aspekt i përfolur i reformës duket se lidhet me zgjerimin e skemës së aftësisë së kufizuar për të përfshirë moshat 0-2 vjeç, të cilat deri tani nuk kanë qënë subjekt i ndihmës financiare.

Përmes vlerësimit të ri gjithashtu, Minisitria ka lënë të kuptohet se do të shqyrtohet jo vetëm ekzistenca e aftësisë së kufizuar, por edhe niveli i saj, duke rregulluar në përputhje me të edhe ndihmën financiare.

Megjithatë, Ministria nuk e ka prekur pjesën e ndihmës financiare në njoftimin e saj, ndërkohë që grupet e interesit e aktivistët për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara ankohen vazhdimisht për nivelin e ulët të ndihmës dhe shërbimeve për këtë kategori.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>