Ministria e Shëndetësisë deklaroi se nuk ka rënë zjarr në institucion.
Në një reagim zyrtar, pas deklaratës së PD-së, MSH shkruan:
“Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se nuk ka rënë zjarr në institucion.”
Ministria Shëndetësisë pohoi se emaili i publikuar nga PD është dërguar para 26 ditësh dhe është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative.
Ministria deklaroi se është e hapur për hetime nga SPAK.
PD publikoi një email zyrtar ku tregohej se në atë datë në zyrën e prokurimeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë zjarr dhe ka djegur shumë dokumenta.