Ministrja e jashtme e Suedisë flet me Ramën për krizën në Bjellorusi

Nga Exit News
Ministrja e jashtme e Suedisë flet me Ramën për krizën në Bjellorusi

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde ka biseduar me Kryeministrin Rama, për të koordinuar punën e përbashkët në lidhje me krizën në Bjellorusi.

Në një postim në Twitter, Linde shkruan:

“Fola më Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, mikun tim të mirë, prej vitesh Edi Rama. Si drejtues i tanishëm dhe i ardhshëm i OSBE-së koordinuam punën tonë për krizën në Bjellorusi”.

Në 17 gusht, Rama propozoi një takim të përfaqësuesve të OSBE-së me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi, me qëllim qetësimin e tensioneve të krijuara pas organizimit të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Propozimi i tij nuk u pranua nga Bjellorusia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>