Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka konsideruar marrëzi kallëzimin që Presidenti Meta i bëri në SPAK për përfshirje në përpjekjet për të kapur Gjykatën Kushtetuese.
Përmes dy postimesh në Twitter, Gjonaj thotë se “është e gatshme t’i përgjigjet Presidentit ligjërisht”. Ajo e ka cilësuar Presidentin “denigrues të reformës në drejtësi” dhe ka theksuar se dorëheqja e saj nuk varet prej tij.
“Përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!”
Në një deklaratë për shtyp, Presidenti Ilir Meta kërkoi sot dorëheqjen e Ministres Gjonaj dhe tha se do të dorëzonte në SPAK kallëzimin ndaj saj.