
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi rritjen e pagave të mësuesve me 15 përqind në vitin 2021.
Përmes një postimi në Facebook, Kushi bëri të ditur lajmin.
Ajo shkruan:
“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin!”