
Më shumë se 10 mijë mësues në gjithë vendin janë vaksinuar kundër COVID-19, njoftoi të dielën Ministrja së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga qyteti i Kukësit.
Manastirliu, inspektoi punimet për rindërtimin e Spitalit dhe maternitetit të ri të Kukësit.
Ajo tha se ka përfunduar ndërtimi i farmacisë së spitalit dhe administratës si dhe janë duke përfunduar urgjenca e re dhe sallat e kirurgjisë.
“Ndërkohë presim të finalizojmë projektin e rehabilitimit të plotë të spitalit të Kukësit dhe maternitetit të ri”, tha Manastirliu.
Për procesin e vaksinimit, ministrja tha se ka përfunduar vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve me dozat e para ndërkohë që po vijon vaksinimi i mësuesve.