Ministrja Xhaçka heq përgjegjësitë nga qeveria shqiptare: Nuk ndërhyjmë dot, masat i ka vënë Greqia

Nga Exit News
Ministrja Xhaçka heq përgjegjësitë nga qeveria shqiptare: Nuk ndërhyjmë dot, masat i ka vënë Greqia

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që prej 3 ditësh presin në radhë për të kaluar në Greqi, në Kakavijë, që të kthehen mbrapsht deri në normalizimin e situatës.

Përmes një statusi në Facebook, Xhaçka i kërkon dhe atyre emigrantëve që nuk janë nisur ende për në Kakavijë, që të mos nisen.

Ministrja shkruan se qytetarët duhet ta kenë të qartë që qeveria shqiptare nuk ka se si të ndërhyjë për të lehtësuar situatën sepse ‘këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër.’

Të njëjtën thirrje ndaj qytetarëve ka bërë më parë dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>