Mira Rakacolli shkel ligjin e masat kufizuese, fushatë për PS-në

Nga Exit News
Mira Rakacolli shkel ligjin e masat kufizuese, fushatë për PS-në

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka marrë pjesë në një takim elektoral të Partisë Socialiste, mbrëmjen e së mërkurës, në shkelje të ligjit dhe protokolleve të pandemisë.

Rakacolli, njëkohësisht dhe kryetare e Komitetit Teknik të pandemisë, ka qenë në një sallë ku po zhvillohej një takim i deputetit Ervin Bushati me mbështetes të PS-së në njësinë 1 në Tiranë.

Nga fotot duket qartë se në sallë kanë qenë të grumbulluar mbi 10 persona, shkelje e masave shtrenguese të propozuara nga komiteti që drejton Rakacolli.

Nga fotoja duket se të pranishmit nuk kanë respektuar as distancimin social, por as nuk janë të pajisur me maska mbrojtëse. Bazuar në masat e propozuara nga Rakacolli, të gjithë të pranishmit në sallë duhet të gjobiteshin, përfshirë dhe Partinë Socialiste si organizuese e takimit.

Po ashtu, pjesëmarrja e Rakacollit në një takim për fushatë elektorale bie ndesh dhe me vendimin e KQZ-së për të mos përdorur administratën publike në fushatë zgjedhore.

Bazuar sërish në këtë vendim, Zonja Rakacolli do të duhet të gjobitej.

Fotot e takimit janë publikuar fillimisht nga deputetja socialiste Elona Gjebrea, por më pas janë fshirë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>