Miratohet amnistia, përfitojnë 175 të dënuar

Miratohet amnistia, përfitojnë 175 të dënuar

Kuvendi miratoi sot amnistinë, nga e cila fitojnë lirinë 175 të dënuar.

Nga ku vendim përfitojnë vetëm ata të burgosur për të cilët ka pasur jë vendim të formës së prerë deri në datë 31 dhjetor 2019.

Mes 175 të dënuarve që përfitojnë 150 janë meshkuj, 23 gra dhe 2 të mitur.

Ndërkohë 29 gra të tjera përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit.

Amnisitia duhet të ishte miratuar që në dhjetor 2019, për t’I dhënë mundësi atyre që përfitonin që të kalonin festat pranë famijes.

Por megjithëëse projektligji dhe të gjitha dokumentat e nevojshme ishin bërë gati, nuk u përfshi në kalendarin e Kuvendit për muajin dhjetor.

Amnistitë aplikohen kryesisht për gratë, të miturit dhe të moshuarit, të cilët nuk kanë kryer krime të rënda, megjithëse në këtë rast numri i meshkujve që kanë përfituar është 7 herë më i lartë se i grave.

Zakonisht falje përfitojnë edhe personat që janë në përfundim të dënimeve të lehta.

Hera e fundit kur qeveria ka amnistuar të dënuar ka qenë viti 2016. Asokohe u amnistuan 650 të dënuar, ku vetëm 15 ishin gra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>