
Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta miratoi të shtunën planin e tij të punës.
Me 9 vota pro deputetët votuan për :
- Marrjen e të dhënave, këtu do të mbahet parasysh kërkesa juaj që të kemi pamje filmike apo të dhëna nga AMA mbi publikime, në rrjete sociale, apo media të caktuara.
- Marrjen e ekspertëve vendas apo të huaj. Duhet të kemi konsulentët e ekspertëve, që do të na ndihmojnë në çështje të doktrinës, apo jurisprudencës së Gjykatës tonë, apo atyre Evropiane.
- Dëgjesa me Presidentin e Republikës
- Përgatitja e planit përfundimtar të hetimit
- Miratimi i raporti përfundimtar
Ndërkohë në mbledhjen e sotme u zgjodh sekretare e Komisionit deputetja Klotilda Bushka.