
Drafti ligji i amendamenteve kushtetuese, pjesa kryesore e reformës në drejtësi, sapo u miratua në Komisionin e Posaçëm të Reformës me votat e të gjithë anëtarëve të tij, pra bashkarisht nga shumica dhe pakica parlamentare.
Kjo do të thotë se tashmë kemi zyrtarisht një draft reforme me konsensusin e të gjitha palëve.
Drafti pritet të miratohet menjëherë në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit dhe pastaj të hyjë sot ose në orët e para të së premtes në seancë plenare.
Tashmë duket thjesht formalitet miratimi i tij në unanimitet nga të gjithë deputetët e Kuvendit.