
Mjekët anglezë i kanë kërkuar qeverisë që të ndërhyjë dhe të vendosë masa më të rrepta ndaj qytetarëve, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Shoqata Mjekësore Britanike (BMA) tha se nëse njerëzit nuk respektojnë rigorozisht distancën sociale dhe masat e tjera të rekomanduara, numrat e të infektuarve do të rriten dhe sistemi shëndetësor anglez do të “sakatohet edhe një herë” ndërsa ende po Lufton me numra të lartë pacientësh me Covid-19.
Paralajmërimi vjen pasi kryeministri Boris Johnson pranoi të premten, se vend ii tij po përballet me vala e dytë të pandemisë.
Ndërsa mjekët duan të shmangin një bllokim tjetër kombëtar, BMA tha se kufizimet e fundit kanë qenë jo të duhurat dhe nuk kanë arritur të kenë ndonjë ndikim të rëndësishëm në përhapjen e infeksionit.
BMA i bëri thirrje qeverisë të rishikojë “rregullin e gjashtë personave”, i cili u prezantua në Angli të hënën duke ndaluar mbledhjet shoqërore të më shumë se gjashtë njerëzve.