Mjekët e spitalit të Traumës protestojnë kundër arrestimit të kolegëve

Nga Exit News
Mjekët e spitalit të Traumës protestojnë kundër arrestimit të kolegëve

Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë kanë protetsuar të enjten kundra arrestimit të dy mjekëve Serdi Memini dhe Ervin Sulaj. Mjekët u shprehën se kolegët e tyre po lihen në burg njësoj si kriminelët.

“Mjekët nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqëri, nuk manipuloljnë provat apo të largohen se në atë rast do i humbin gjithçka, ndalimet apo arrestimet me shoë mediatik pa asnjë prova janë abuzive. Pas këtij organizimi do mblidhemi dhe do shqyrtojmë se çdo bëjmë, do e përshkallëzojmë apo jo”, thanë mjekët në deklaratë për shtyp.

Ata kërkuan autonomi spitalore, sikurse e ka premtuar edhe Kryeministri Rama. “Njerëzit kanë dhënë bakshish dhe do vijojnë të japin, problem është sistemi”, tha një prej mjekëve.

Greva u njoftua të mërkurën nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor., Në deklaratën për shtyp të botuar në faqen e Sindikatës theksohet se:

“Nuk mund të lejohet që këto bluza të bardha të cilat shpëtojnë jetën e njerëzve pa bërë dallimin nëse janë të bardhë apo të zinj, të kuq apo blu, të trajtohen njësoj sikurse kriminelët të cilët marrin këtë jetë të çmuar për secilin nga ne”.

Mjekët u arrestuan pasi morrën rryshfet nga e ëma e të plagosurit Dyli në përplasjen me armë në Velipojë mes familjeve Ferracaku dhe Gocaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>