Mjeku paraqitet ‘online’ në gjyq ndërsa operonte pacientin

Nga Exit News
Mjeku paraqitet ‘online’ në gjyq ndërsa operonte pacientin

Një mjek në Sakramento të Kalifornisë u paraqit në një seancë gjyqsore online teksa zhvillonte një operacion.

Mjeku Scott Green u paraqit për të dëshmuar përpara gjykatësit ndërsa po kryente një operacion në një sallë spitali, raporton BBC.

Ai kishte shkelur rregullat e qarkullimit po për shkak të pandemisë, seanca  gjysore ishte vendosur të zhvillohej online.

Paraqitja e papritur nga salla e operacionit habiti gjyqtarin i cili e pyeti nëse ishte duke kryer ndërhyrje kirurgjikale. Mjekur tha se ishte duke kryer një operacion por mund të merrte pjesë në proces pasi një tjetër kirurg ishte duke e ndihmuar në ato momente.

Megjithatë, gjyqtari e konsideroi të pavend dhe të papërshtatshme të gjithë skenën dhe për këtë arsye vendosi ta shtyjë seancën.

Për këtë ngjarje, Bordi i Mjekëve të Kalifornisë bëri me dije se ka nisur një hetim duke shtuar se pret prej mjekëve të ndjekin standardet e kujdesit kur trajtojnë pacientët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>