Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulja i ka bërë thirrje qytetarëve të Malit të Zi të votojnë listën shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. Ajo udhëtoi të premten nga SHBA-të për në Mal të Zi për të votuar më 30 gusht.
“Shihemi së shpejti Malësi. Hajde, vëllezër e motra…koha është tani. Të gjithë së bashku në vota për numër 10”, shkroi Emina Cunmulaj, në Instagram, të premten.
Partitë politike shqiptare në Mal të Zi do të garojnë me dy lista. Ato nuk arritën të bëhen bashkë në një listë të vetme. Në zgjedhjet e kaluar, në 2016, ato garuan me tre lista ët veçanta dhe arritën të fitonin vetëm një deputet.