Efikasiteti i vaksinës Moderna bie një vit pasi është administruar, njoftoi të mërkurën prodhuesi i vaksinave. Ndaj Moderna kërkoi lejen në autoritetet amerikane për administrimin e dozave përforcuese.
Kompania citoi të dhënat e provave klinike që tregojnë se infeksionet janë më pak të zakonshme tek të vaksinuarit tetë muaj pas marrjes së dozës së parë.
Studimi dokumentoi 162 raste të infektimti tek të vaksinuar mbi një vit më parë, ndërsa 88 të tjerë u infektuan në grupin e vaksinuar në fillim të këtij viti.
“Rreziku i shtuar i infeksioneve tek të vaksinuarit gjatë vitit të kaluar tregon ndikimin e dobësimit të imunitetit dhe mbështet nevojën për një përforcues për të ruajtur nivele të larta mbrojtjeje”, tha drejtuesi i Modernës, Stéphane Bancel.
Në një letër të shkruar në The Lancet, shkencëtarët – përfshirë dy drejtues të vaksinave në FDA, autoriteti amerikan i shëndetësisë – shkruan se “furnizimet aktuale të vaksinave mund të shpëtojnë më shumë jetë nëse përdoren për popullatat e pavaksinuara sesa nëse përdoren si doza shtesë në popullatat e vaksinuara.”