Moderna ndalon transmetimin e Covid-19 tek adoleshentët

Nga Exit News
Moderna ndalon transmetimin e Covid-19 tek adoleshentët

Vaksina Moderna ndalon transmetimin tek personat e moshës 12 deri në 18 vjeç. Në një test paraprak tek 3,700 të rinj të moshës 12 deri 18 vjeç, pas vaksinimit nuk kishte raste simptomatike të Covid-19.

Moderna tregon se vaksinimi tek të rinjtë nuk kishte efekte anësore serioze, perveç dhimbje krahësh dhe dhimbje koke, lodhje, mialgji (dhimbje muskulore) dhe të dridhura pas dozës së dytë. Të gjithë ata që morën pjesë do të monitorohen për 12 muajt e ardhshëm për t’u siguruar që nuk ka efekte afatgjata.

“Vaksinimi ishte shumë efektiv në parandalimin e Covid-19 tek adoleshentët. Madje vaksina Moderna mund të parandalojë infeksionin Sars-CoV-2”, tha Stéphane Bancel, shefi ekzekutiv i Modernës.

“Ne do t’i paraqesim këto rezultate tek institucionett amerikane në fillim të qershorit dhe do të kërkojmë autorizim. Ne mbetemi të përkushtuar për të bërë pjesën tonë për të ndihmuar në përfundimin e pandemisë Covid-19”, shtoi shefi i Modernës.

Moderna është vaksina e dytë që autorizohet për përdorim tek personat nën moshën 18-vjeç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>