Shefi i Modernas Stephane Bancel tha të enjten se numrat e vaksinave që po prodhojnë tani “nuk janë tregues i asaj që mund të prodhojmë në të ardhmen”.
“Ne presim që investimi shtesë i kapacitetit, të cilin ne e njoftuam dje për të çuar deri në 1.4 miliardë doza në 2022 do të jetë i dobishëm”, tha ai.
Disa nga vonesat në shpërndarjen e vaksinave Moderna janë për shkak se kompania nuk ka një rezervë të vaksinave, shpjegoi ai.
“Furnizimi evropian është një nga angazhimet më të mëdha të Moderna deri më sot. Me këtë në mendje ne jemi duke rafinuar vazhdimisht proceset tona në prodhim, duke gjetur efikasitete të reja dhe ne vazhdojmë të përmirësojmë shpejtësinë tonë”, shtoi ai/
Të mërkurën Moderna dërgoi fazat e para të një produkti provë, që synonte të luftonte variantin e koronavirusit të parë të identifikuar në Afrikën e Jugut, në Institutet Kombëtare të Shëndetit të SHBA, njoftoi ai.