Moderna premton 600 milionë vaksina për vitin 2021

Nga Exit News
Moderna premton 600 milionë vaksina për vitin 2021

Kompania Moderna  ka premtuar, të hënën, se gjatë vitit 2021 do të prodhojë 600 milionë doza vaksinash anti Covid-19.

Moderna ka premtuar rreth 100 milionë doza më shumë nga sa kishte thënë më herët.

Ndërkohë kompania njofton se ka nisur punën për të investuar më tepër  në mënyrë që të arrijë deri në 1 miliardë doza.

Sipas Moderna-s deri më tani i janë dorëzuar qeverisë amerikane rreth 18 milionë doza si pjesë marrëveshjes për 200 milionë doza.

Po ashtu Kanadaja ka nënshkruar marrëveshje me këtë kompani për  40 milionë doza vaksinash.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>