
Vaksina e Moderna mund të jetë efektive dhe ndaj varianteve të reja të koronavirusit.
Sipas një studimi, shkencëtarët e kompanisë pohojnë se vaksina nxit antitrupa dhe kundër varianteve të reja nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut.
Megjithatë ky studim ende nuk është i certifikuar.
Ata janë duke studiuar mostrat e gjakut të personave që janë vaksinuar me Modernën.
Ndërkohë Moderna po kryen studim nëse dhënia e një doze të tretë vaksine është efektive.