Modernizimi i bibliotekave të lagjeve në Tiranë duhet të jetë prioritet për administratën e bashkisë

Nga Exit News
Modernizimi i bibliotekave të lagjeve në Tiranë duhet të jetë prioritet për administratën e bashkisë

Takimi i tretë ballafaques për rrjetin e bibliotekave publike në kryeqytet, zhvilluar virtualisht të martën, 09.02.2021, u fokusua më shumë te nevoja e modernizimit të tyre.

Pjesmarrësit në takim, frekuentues të bibliotekave – kryesisht të rinj, nxënës dhe studentë – por dhe nga grup mosha dhe profesione të tjera, punonjës të bibliotekave, gazetarë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile nxorrën në pah nevojën për përshtatjen e infrastrukturës dhe shërbimit të tyre në funksion të trendeve të zhvillimit teknologjik dhe përhapjes në shkallë të gjerë të internetit.

Pa ofrimin e shërbimeve online, pa skedarë online dhe pa qarkullim online të fondit të botimeve, nuk mund të ketë afrim të qytetarëve në mjediset e bibliotekave të lagjeve, u tha në takim.

Sidomos të të rinjve, nxënës dhe studentë, të cilët mbeten më të interesuarit për librin.

Takimi i Tretë Ballafaques u zhvillua nga ABC Tirana Club, në kuadërtëprojektit “Biblioteka e lagjes sime”, që ka nisur të zbatohet nga maji i vitit 2020 dhe që mbështetet nga Lëviz Albania, si projekt i financuar nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Tirana nuk ka më shumë bibliolteka se 30 vite më parë!

Të pranishmit në Takim evidentuan nevojën që ka kryeqyteti 100 vjeçar për biblioteka të reja. Paradoksalisht Tirana, aktualisht nuk ka më shumë biblioteka publike se në kohën e diktaturës-pra pas 30 viteve numri i bibliotekave ka mbetur në vend, megjithëse numri i popullatës është shumëfishuar.

Kurse për bibliotekat ekzistuese, u tha se ato duhet të modernizohen që të përshtaten me nevojat dhe shijet e komunitetit.

ABC Tirana Club ka adresuar te Këshilli Bashkiak, si parlamenti i qytetit, dhe administrata e Bashkisë disa problematika për rrjetin e bibliotekave publike nëTiranë.

Ka adresuar mendime dhe opinione të ekspertëve të fushës, por dhe vlerësime dhe perceptime të qytetarëve, bazuar në një sondazh me frekuentuesit e bibliotekave që ka organizuar ABC Tirana Club.

Nga të zgjedhurit vendorë ka pasur heshtje. Por aktivistët e ABC Tirana Club nuk demotivohen, u tha gjatë Takimit Ballafaques të së martës. Dihet që, Këshilli Bashkiak aktual ka një përbërje jo pluraliste politike.

Por ABC Tirana Club di dhe njeh mjaft personalitete të Këshillit që kanë ecur përpara në karrierë dhe janë bërë të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë përmes dijeve, përmes shkollimit dhe përmes shkencës, pra, kanë qenë dhe mbeten miq të librit.

“Tek kjo kategori e këshilltarëve do të vijojmë tëa dresojmë në mënyrë specifike kërkesat tona”, u tha gjatë Takimit.

Projekti “Biblioteka e lagjes sime” ka disa synime.

Së pari, monitorim dhe transparencë mbi situatën faktike në rrjetin e bibliotekave të lagjeve në Tiranë.

Së dyti, projekti nxit iniciativat komunitetit në favor të përmirësimit dhe zgjerimit të ofertës së shërbimit në to.

Së treti, projekti synon krijimin e presionit të domosdoshëm ndaj vendimmarrësve dhe stafit të pushtetit vendor në Tiranë, për angazhim konkret dhe shtim të buxhetit në favor të bibliotekave.

Biblioteka është e lidhur me qarkullimin e librave

Gjatë Takimit Ballafaques u fol dhe përzbatimin e një projekti së fundmi, quajtur “BiblioTech”, që synon shndërrimin e bibliotekave të qytetit në qendra të zhvillimit të teknologjisë dhe inovacionit.

Projektipo financohet nga zyra e UNICEF-it në Shqipëri dhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe po zbatohet nga një ojf, konkretisht nga Shoqata Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm.

“BiblioTech” po zbatohet në mënyrë pilote në 4 biblioteka publike:tek “MusineKokalari” (njësia 7); “Hamit Beqja” (njësia 8); “Misto Treska” (njësia 10) dhe “Aleksandër Moisiu” (njësia 4).

GjatëTakimit u nënvizua se ABC Tirana Club e ka përshëndetur këtë projekt. Por u quajt si e tepruar dhe ekzagjeruar që kyprojekt po përshkruhet si“dixhitalizim i bibliotekave të Llagjeve ku po zbatohet”.

Është e vërtetë që projekti nxit të rinjtë në aftësimin teknologjik, që të marrin njohuri dhe shprehi për internetin, për të hapur faqe internet apo të aftësohen në aspekte të ndryshme.

Që bëhen kur se trajnimi në biblioteka nuk ka asgje të keqe, u tha nga të pranishmit në Takim.

Në mjediset e bibliotekave mund të bëhen kurs edhe për aftësitë tjera në ndihmë të të rinjve psh mund të bëhen kurse për vallzim, për make up, kurse për licencë automjeti, per aktrim etj – Të gjitha shërbejnë këto për të rinjtë.

Por problem është se çfarë bëhet që të ndryshojë funksionaliteti i vetë bibliotekës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>