Monika Kryemadhi, tifozja e madhe e Erion Veliajt

Monika Kryemadhi, tifozja e madhe e Erion Veliajt

Vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, edhe pse si pjesë e opozitës, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk lë asnjë rast publik pa lëvduar kryebashkiakun Veliaj. Komplimentat e saj për të janë plot ngjyra dhe të shtjelluara dhe e paraqesin Veliaj si një udhëheqës të veçantë, që po punon shumë për Tiranën dhe kryeministër të ardhshëm të shqiptarëve para zgjedhjeve të ardhshme.

Ajo që bie më shumë në sy se është se lavdet për Veliajn nga Kryemadhi kanë qenë sistematke dhe të qëllimshme. Exit.al sjell më poshtë disa nga pohimet kryesore të Kryemadhit për Veliajn vetëm gjatë nëntë muajve të fundit:

18 dhjetor 2018:

“S’mund të them që Erjon Veliaj s’ka punuar. Veliaj mund të jetë edhe kryeministër para zgjedhjeve… Veliaj është një njeri që punon me një program. Në të gjithë historinë e tij ka gabuar me Teatrin dhe kjo nuk do t’i ndahet gjatë gjithë jetës.”

3 dhjetor 2018:

“Asnjëri nga ne nuk e mohon dot që shkollat dhe çerdhet e Tiranës janë lyer, janë rregulluar, por nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re në Tiranë. Asnjëri nga ne nuk e mohon që rrugët e Tiranës lahen e pastrohen, por nuk do të thotë që lahet dhe pastrohet edhe periferia e Tiranës, apo komunat e kështu me radhë.

Më vjen shumë çudi që këta kritizerët ndihen të indinjuar për shkakun a po bën Monika diversion apo është Monika me Erion Veliaj. Le ta lexojnë si të duan…

Po mo ka punuar Erion Veliaj, nuk mund ta mohojmë këtë gjë sepse duhet të jemi objektivë, por në 100 për qind të premtimeve që ka dhënë, ai ka mbajtur 10 apo 20 për qind. Erion Veliaj ka punuar, por edhe nuk ka mbajtur premtimet e veta, që nga kullat, që nga shkollat, çerdhet e reja etj.

Mendoj që brenda Partisë Socialiste, popullariteti i Erion Veliaj është shumë më i madh se i Edi Ramës.”

Më 30 nëntor, emisioni Zonë e Lirë:

“Edi Ramës i intereson pëlqyeshmëria që ka Erion Veliaj te publiku. S’mund të thuash që nuk ka punuar Erion Veliaj, por duhet shumë më shumë. Veliaj me këta kriminelët nuk përfshihet.

Rama është xheloz për pëlqyeshmërinë që Veliaj ka në komunitet. Nuk është përgjegjës Veliaj për prishjen e Teatrit, por ai përdoret nga Rama. Edhe te Unaza e Re nuk është përgjegjës Erion Veliaj.

Nuk mund ta mohojmë që Erion Veliaj ka punuar dhe po punon për këtë vend. Nëse Erion Veliaj rikandidon për kryetar bashkie nën logon e PS-së, shanset e tij për të qenë kryetari i Partisë Socialiste në një të ardhme do të rriten, sepse dhe vetë PS është e shqetësuar për shkak të implementimit të sektit Rilindja në parti.

PS nuk ka kandidatë më të fortë se Veliaj.”

21 maj 2017, emisoni Xing me Ermalin:

“Erion Veliaj ka bërë një punë shumë të mirë për hir të vërtetës edhe pse me një buxhet shumë të vogël…pa Rilindje Urbane, ai është munduar ta menaxhojë sa më shumë të jetë e mundur duke pasur një qytet më të pastër dhe më të organizuar kështu që e përshëndesim lali Erin.

23 mars 2018:

“Unë do doja që Zoti Veliaj të rikandidonte për zgjedhjet lokale. Unë do të shikoj se çfarë do të bëjë Zoti Veliaj dhe ai është përballë një dileme shumë të madhe, duke filluar e para me Teatrin Kombëtar dhe e dyta, me kullat që po ndërtohen në Tiranë.”

19 mars 2018, emisioni Real Story:

“Unë do ta votoja Erion Veliaj 50 për qind me 50 për qind. Drejtuesja e opozitës të thotë ‘unë do të votoj 50 me 50’ është ndoshta më e mira që dikush mund të presë nga opozita.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>