Moska dënon deklaratat e ministrit francez mbi vaksinat ruse dhe kineze

Moska dënon deklaratat e ministrit francez mbi vaksinat ruse dhe kineze

Moska dënoi të dielën vërejtjet e ministri francez për Çështjet Evropiane, Clement Beaune mbi vaksinat ruse dhe kineze.

Sipas një raportimi nga agjensia e lajmeve ruse TASS, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke folur në kanalin e saj në Telegram, i konsideroi komentet diskriminuese.

Më herët, Beaune kishte shprehur keqardhje që Greqia lejonte hyrjen në vend të pasagjerëve të vaksinuar me vaksina ruse e kineze.

“Dënojmë Francën për vërejtjet diskriminuese të përfaqësuesit të saj të rangut të lartë, të cilat ringjallin në Evropë frymën e ndarjes neo-naziste,” shkroi Zakharova.

Sipas saj, vërejtje të ngjashme janë bërë edhe në të kaluarën nga pala franceze dhe tashmë, mund të cilësohen si qëndrimi politik i vendit.

Por, Zakharova theksoi se Franca nuk ka të drejtë t’u diktojë vendeve cilat vaksina të përdorin.

Diplomatja ruse ironizoi vërejtjet, duke i cilësuar si shprehje zilie, pasi Franca vetë “ndjen keqardhje pasi nuk ka arritur të zhvillojë vaksinën e saj”.

“Përpjekjet nga një kompani franceze, e cila u përpoq aq shumë, por nuk ishte në gjendje e ka dështuar. Na vjen keq për dështimin e Francës,” tha ajo.

Zakharova vijoi me tonin ironik duke theksuar se, në vend të zhvillonte vaksinën, Franca kishte qënë e zënë “duke përdoruar metoda propagandistike për t’iu kundërvënë suksesit të atyre shteteve, të cilat i kanë demonstruar botës arritjet e shkencës së tyre ”

Për ilustrim zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse rikujtoi se Marie Paule Kieny, e cila kryeson komitetin e Francës për vaksinën COVID-19,e konsideron vaskinën rusë efektive.

“Ajo nuk është një propaganduese si Clement Beaune, ajo është virologe – drejtoreshë e kërkimit në Institutin Francez të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor INSERM,” përfundoi Zakharova.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>