Bashkia e Vlorës i bëri thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet me makina për shkak të motit të keq.
Në një njoftim zyrtar, Bashkia shkruan se ka rrezik për përmbytje.
“Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta.
Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.
Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.”