Moti i keq bllokon shkollat dhe rrugët

Moti i keq bllokon shkollat dhe rrugët

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme në gjithë vendin, veçanërisht në shumë shkolla të cilat janë mbyllur.

Në Bulqizë, disa fshatra janë bllouar, ndërsa në shumë të tjerë është ndërprerë furnizimi me ujë pasi tubacionet kanë ngrirë. Shkollat janë mbyllur dhe rrugët kryesore janë të pakalueshme.

Në Peshkopi po ashtu, shkollat janë mbyllur, teksa po punohet për pastrimin e rrugëve me borëpatruese.

Në Lezhë janë bllokuar disa rrugë: Rreshen-Lurë, Rrëshen- Orosh-Kacinar si dhe rruga drejt fshatrave Gallat e Skuraj.

Rrugët, të papastruara nga dëbora, kanë ngrirë duke u bërë të rrezikshme për qytetarët. Në këtë qark është pezulluar mësimi në disa shkolla.

Në jug po ashtu, shkollat në zonat ruralë të Korçës është pezulluar ose është zhvilluar me orë të reduktuara, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Akset rrugore Korçë-Dardhë dhe Korçë-Ersekë janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, pasi nga temperaturat e ulëta dhe mospastrimi në kohë, rruga është mbuluar nga akulli.

Në Proptisht, Mokër dhe në disa zona të Kolonjës, banorët kanë hasur probleme dhe me furnizimin me energji elektrike.

Sipas ekspertëve, moti i keq me temperature të ulëta dhe reshje dëbore do të vazhdojë dhe në ditët në vazhdim. Temperaturat pritet të ngrihen në fundjavë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>