Moti i keq vret 21 vrapues në Kinë

Nga Exit News
Moti i keq vret 21 vrapues në Kinë

Njëzet vrapues humbën jetën të shtunën, pasi u goditën nga moti ekstrem gjatë një gare me distancë të gjatë në Kinën veri-perëndimore.

Bëhet fjalë për ultramaratonën 100 km (60 milje) në Pyllin e Gurit të Lumit të Verdhë, një vend turistik në provincën Gansu.

Moti kishte parashikuar reshje dhe erëra, por jo në masën ekstreme që ndodhi sipas një raportimi nga BBC.

Gara u ndërpre kur disa nga 172 vrapuesit pjesëmarrës u zhdukën dhe një operacion shpëtimi nisi.

Autoritetet përdorën edhe dronë me ndjeshmëri termike për të gjetur vrapuesit, së bashku me një skuadër shpëtimi prej 1200 personash.

Për shkak se një pjesë e garës shtrihej në mal, shumica e viktimave u bllokuan nga hipotermia pas erërave të forta dhe breshërit.

Zyrtarët konfirmuan se 151 vrapues ia dolën të ktheheshin, ndërkohë që tetë të tjerë u plagosën.

Ngjarja ngjalli reagime të shumta dhe kriticizëm për organizatorët e maratonës në qeverinë lokale.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>