
Deputeti Myslym Murrizi deklaroi se u largua nga mbledhja e Këshillit Politik pasi debati i vetëm që po zhvillohet është numri i firmave për kërkesën drejt OSBE/ODIHR.
Në një komunikim për gazetarët, Murrizi pohoi se askush nuk i prek listat e hapura, pasi ato janë sanksionuar në Kushtetutë.
“Prej 2 orësh është diskutuar 20 minuta, pjesën tjetër rri kot edhe shi veten në sy. I thashë po ju lë në çlirësinë tuja, po zihen për një letër, e firmosin 4 veta apo 3 për të shkuar në OSBE..Listat e hapura dhe propozimi i kandidatëve nuk i ndërron as ky këshill, dhe as gjithë këshillët.”
Murrizi shtoi se asnjë propozim i Ps nuk e rrëzon Kushtetutën dhe se “nuk do bëhet Kod Zgjedhor me klering apo trafikim”