Deputeti Myslym Murrizi deklaroi gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve se opozita parlamentare nuk do të votojë “asnjë pazar në kurriz të Kushtetutës.”
Gjatë mbledhjes, ai kërkoi të tërhiqej propozimi për sistem proporcional kombëtar si dhe propozi që numëruesit e votave të ishin apolitikë.
Ndërkohë që deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar ndërprerjen e Komisionit dhe vazhdimin e diskutimit në Këshill Politik.
Kjo kërkesë është kundërshtuar nga Damian Gjikuri duke pohuar se PD dhe LSI kanë bërë propozime vetëm për koalicionet, debat i cili mund të vazhdonte dhe në Komision.