
Deputeti Myslym Murrizi deklaroi se nuk do të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit.
Gjatë seancës parlamentare, Murrizi pohoi se kjo marrëveshje i vjen në ndihmë vetëm kryetarëve të partive dhe jo qytetarëve.
Ai pohoi se 5 qershori është një alibi për të shpëtuar nga reforma në drejtësi dhe nga SPAK
“Nuk e votoj marrëveshjen e 5 qershorit. I hyn në punë vetëm kryetarëve të partive.5 qershori është alibi për tu mbrojtur nga fletëthirrja jo nga Haga por nga SPAK.”
Më herët, kryeministri Rama i kërkoi opozitës në parlament që të votojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor të dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit, për të respektuar punën e Këshillit Politik dhe dakordësinë mes gjithë forcave politike.