Muxhahedinët — Në qendër të politikë së re të SHBA-ve

Muxhahedinët — Në qendër të politikë së re të SHBA-ve

Dje, gazeta politico.com raportoi se avokati personal i Presidenti të SHBA-ve Trump, Rudy Giuliani dhe ish-këshillari Newt Gingrich do të marrin pjesë nesër në konferencën e organizuar Muxhahedinët Popullorë të Iranit (MEK) në Paris.

Organizata e Muxhahedinëve Popullore të Iranit (MEK) është një lëvizje që vepron në emigrim, kryesisht në Irak, për rrëzimin e regjimit aktual në Iran.

Ajo u krijua në fillim të viteve 1960-të si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe qe ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979 që rrëzoi Shahun nga pushteti. Shqipëria aktualisht po strehon tre mijë anëtarë të kësaj organizate.

Në 2017, Drejtori i FBI-së Louis J. Freeh, senatori John McCain, dhe senatorët Thom Tillis, Roy Blunt, dhe John Cornyn vizituan organizatën MEK në Shqipëri. Senatori amerikan McCain gjatë fjalimit të tij, nën sloganin “Irani i Lirë” deklaroi se “Një ditë Irani do të jetë i lirë. Një ditë e të gjithë ne do të mblidhemi në atë shesh.”

Disa muaj më vonë, kongresmeni amerikan Ted Poe, bashkë me 4 të tjerë, propozoi një projekt-ligj në Dhomën e Përfaqësuesve, ku i bëri thirrje qeverisë amerikane të kërkojë nga qeveria irakiane “të kompensojë banorët e mëparshëm të kampit Ashraf për pasuritë e tyre të konfiskuara”, që këta të fundit të financojnë jetesën në Shqipëri.

Pas shkarkimit nga Presidenti Trump të Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson —i cili gjithmonë e ka mbrojtur marrrëveshjen nukleare me Iranin, drejtuesja e organizatës MEK Maryam Rajavi postoi një video në Facebook, ku deklaron se:

Tani është koha të zgjerojnë dhe të përhapim bastionet e rebelimit për liri. I bëj thirrje të gjithë bashkëkombësave kudo në vend të ngrihen dhe t’i bashkohen revoltës.

Përfshirja e Giulian dhe Gingrich, e cila përfshin tërheqjen e njëanshme të SHBA-ve nga marrëveshja me qeverinë e Iranit, është një shenjë tjetër e rritjes së mbështetjes politike për ndryshimin e regjimit të Iranit e nxitur nga anëtarët e organizatës MEK të cilët strehohen në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>