Mziu kërkon ndjesë për deklaratën e djeshme

Nga Exit News
Mziu kërkon ndjesë për deklaratën e djeshme

Xhelal Mziu, drejtuesi politik i PD-së në Dibër kërkoi ndjesë për deklaratën se “çdo person i dyshimtë do ta pësojë njësoj si ai në Elbasan”. Mziu theksoi mbështetjen për “zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam kundër dhunës”.

“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”, deklaroi për median, Mziu, të premten.

Në Elbasan, më 21 prill, një person u vra dhe 4 të tjerë u plagosën gjatë përplasjes së mbështetësve e PD-së dhe PS-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>