
Naftëtarët e Ballshit, pas përplasjeve me policinë private, kanë hyrë me forcë në ambientet e rafinerisë.
Ata mundën të çanin kordonin e policisë dhe të futen brenda godinës.
Sipas Kreut të Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj rafineria është braktisuar prej muajsh nga kompania private:
“Këtu nuk ka privat. Ne jemi këtu për t’u treguar shumë qartë që ky ka qenë një shoë i radhës, nuk ka pronar. Tani nuk ka asnjë zyrë, dera është kyçur, prej një viti ka heshtje, ai që thotë jam pronar, ne kemi dëgjuar që ka iku “Allun”. Kjo i nxjerr zbuluar që këtu nuk ka.”
Naftëtarët i bënë thirrje qeverisë që të ndërhyjë pasi një kompani private që menaxhon një pasuri publike nuk mund të largohet pa paguar punonjësit prej më shumë se një viti.