Naftëtarët pranojnë ofertën e Ramës për të marrë një pagë

Nga Exit News
Naftëtarët pranojnë ofertën e Ramës për të marrë një pagë

Naftëtarët e Ballshit kanë pranuar ofertën e kryeministrit Rama për të marrë një pagë ende të papërcaktuar, mes pagës minimale dhe pagës së rafinerisë.

Lajmin e njoftoi kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, pas mbledhjes së naftëtarëve paraditen e së martës.

“Duke parë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen kanë pranuar që të rikthehet një përgjigje pizitive për pagën. Rama premtoi një pagë ndërmjetëse midis pagës minimale dhe asaj që marrin në rafineri, duke parë anën e dobët e ekonomike sepse prej 11 muajsh, ne nuk marrim  asnjë pagë dhe as asistencë e pranuam,” u shpreh Dautaj.

Ai tha se beteja ligjore e naftëtarëve për të marrë rrogat e prapambetura të cilat i kanë fituar me gjyq do të vazhdojë deri në Strasburg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>