Naftëtarët Ramës: Presim zgjidhje konkrete, jo postime në Twitter

Nga Exit News
Naftëtarët Ramës: Presim zgjidhje konkrete, jo postime në Twitter

Naftëtarët nga greva e urisë i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit Rama për të dalë nga greva e për tu ulur në bisedime.

Ata i kërkojnë Ramës të shkojë në Ballsh dhe jo të komunikojë me ta përmes postimeve në rrjete sociale.

“Nga ty presim zgjidhje konkrete, jo postime në Twitter,” u shpreh një prej naftëtarëve.

Më herët, Rama, përmes një postimi në Twitter, i ka bërë thirrje naftëtarëve të dalin nga greva dhe të ulen në bisedime, pasi problemet nuk zgjidhen me presione.

Gratë naftëtare kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës së urisë, dhe gjendja e tyre shëndetësore është rënduar edhe më shumë. Ato nisën e urisë pasi naftëtarët dolën në ditën e 18-të, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>