
NATO i dhuroi 60 respiratorë Ministrisë së Mbrojtjes për të përballuar pandeminë e koronavirusit.
Lajmin e bëri të ditur ambasada amerikane ku në një postim në Facebook shkruan:
“Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale”